Vendosni fjalën kyçe....

Berisha mesazh deputetëve të PD-së që s’e mbështesin: Ju mirëpres, por s’ka tolerancë në bashkëpunimin me Ramën


 

Ndërsa u përgjigjej live pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, kryetari i PD-së Sali Berisha përcolli një mesazh për deputetët që nuk janë mbështetës të tij.

Berisha i ftoi ata të bashkohen duke thënë se janë të mirëpritur, por theksoi se s’do të ketë tolerancë në bashkëpunimin e tyre me Edi Ramën.

“Besoj se jeni dakord që PD-ja, gjatë këtij viti, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë, dhe jo vetëm të qeverisë, dhe të mafias së George Soros për ta penguar dhe ndaluar trenin e saj, ai eci fuqishëm dhe të garantoj se sot PD-ja realisht, siç faktoi më datë 7 korrik, është më e fuqishme se ndonjëherë më parë.

Deputetët e grupit parlamentar të PD, janë të ftuar të bashkohen me PD-në dhe të heqin dorë nga lojërat e turpshme që bëhen si vegla të Edi Ramës ku i vendosi Lulzim Basha.

Unë i ftoj me zemër të hapur, por u them prapë sot këtu, para jush, se i gjithë Shqipëria i shikon, kur ata pa asnjë mandat partie, bëhen shtojcë e grupit parlamentar të Edi Ramës.

Ata sot, nëse deri dje, mund të mos ishin të bindur se Basha ishte peng i Ramës, sot nuk ka shqiptar që nuk e kupton se Basha ishte marrë peng me dosjen ruse nga Rama, dhe jo vetëm kaq.

Mirëpres secilin prej tyre t’i bashkohet grupit, por nuk do ketë asnjë tolerancë në bashkëpunimin e tyre me Edi Ramën.”- tha Berisha.