Pasi ka siguruar përgjimet e komunikimit në radio pasditen e 21 Janarit, gazetari Artan Hoxha i ka dorëzuar ato tek familjarët e një prej të vrarëve Aleks Nika.
Në kasetat që ka siguruar, Hoxha thotë se është komunikimi mes drejtuesve të gardës që kanë dhënë urdhër për të qëlluar drejt protestuesve, por komunikimi nuk është publikuar për të mos ndikuar hetimet.
Pasi ka publikuar një foto ku duket babai i Aleks Nikës që dëgjon komunikimin e gardistëve para vrasjes së djalit të tij, Hoxha shkruan:
“Babai i Aleks Nikes, Ndue Nika, duke degjuar në diktofon urdherat e drejtuesve të Gardes, qe çuan në vrasjet e protestuesve me 21 janar 2011.
Mes 4 te vrareve te asaj te premte te ftohte janari, ishte dhe djali i tij, Aleksi, qe kishte dale te protestonte kunder korrupsionit të pushtetit dhe keqeverisjes.
Disa dite pare, me shkova në shtepine e Aleks Nikes, në Lezhe, ku babai, nena, bashkeshortja dhe dy vajzat e tij, presin ende nje pergjigje për skuadren e pushkatimit në bulevardin “Deshmoret e Kombit” ka shkruar Hoxha që pritet të zhvillojë një bisedë tjetër në televizion në lidhje me këtë zbulim.”