Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihen nga zjarri sipërfaqet e mbjella me ullinj në Patos


Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe toke të mbjellë me ullinj në Patos të Fierit, një zonë ku ka banesa dhe puse nafte.

Sipas “Report TV”, zjarri ka nisur në vendin e quajtur Oficina e Vjetër që ndodhet në Bashkinë Patos. Deri më tani zjarri ka djegur disa rrënjë ulliri si dhe sipërfaqe me shkurre, ndërsa në rrezik janë dhe banesat afër.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e Patosit, por flakët po ndihmohen dhe nga era e fortë.