Vendosni fjalën kyçe....

Biden: Rusia kërkon që Ukraina të mos ekzistojë më


Presidenti amerikan Joe Biden thotë se lufta e Rusisë ka të bëjë me shuarjen e së drejtës së Ukrainës për të “ekzistuar si shtet, si popull”.

“Pak para se të pushtonte, Putini e pohoi, dhe unë po e citoj, ‘Ukraina u krijua nga Rusia’ dhe kurrë nuk kishte cituar ‘shtetësi të vërtetë’.

Dhe tani ne shohim sulme në shkolla, stacione hekurudhore, spitale.. dëshmi edhe më të tmerrshme të krimeve të luftës të Rusisë.”– tha Biden sipas BBC.

Presidenti amerikan i referohet gjithashtu varrit masiv të zbuluar së fundmi në Izyum, për të cilin ai tha se “tregonte shenja torture”.

Biden thotë se lufta e Rusisë ka të bëjë me shuarjen e së drejtës së Ukrainës për të ekzistuar si shtet – “e qartë dhe e thjeshtë”.

Ai shton se SHBA-ja ka angazhuar personalisht “nivele masive të ndihmës për sigurinë dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë ekonomike” për Ukrainën.