Vendosni fjalën kyçe....

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan në pritje të fëmijës së tretë


Mark Zuckerberg do të bëhet baba për herë të tretë. Lajmin e ka bërë të ditur vete themeluesi i Facebook-ut, përmes një postimi në rrjetin social.

 “Shumë dashuri. I lumtur të ndaj që Max dhe August do të kenë një motër të re vitin e ardhshëm.”- shkruan Zuckerberg krahas një fotoje të tij së bashku me bashkëshorten e tij shtatzënë.

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan, kanë tashmë dy vajza së bashku, të quajtura Maxima, gjashtë vjeç dhe August, pesë.

Zuckerberg është një nga biznesmenët më të pasur në botë, këtë vit renditet i 20-ti. Në fakt vendi më i ulët që nga viti 2014.