Vendosni fjalën kyçe....

Në derë të SPAK për pronat/ Historia e të moshuarës nga Vlora që kërkon ndihmë


Shpresa e fundit e 80 vjeçares Feride Dani ishte SPAK-u ku kallëzoi e priti hetime për perona që sipas saj janë të implikuar në zhvatjen e pronës në qytetin e Vlorës.

Por përballë institucioneve që nuk veprojnë , Prokuroria e Posaçme shpalli mos kompetencën. Pa shtëpinë që e dha me kontratë tek ndërtuesit në shkëmbim të apartamenteve, të cilët në dhjetë vjet gjyqe u shpallën  fajtorë për mashtrim, 80-vjeçarja s’ka më dyer ku mund të kërkojë ndihmë.

“I kam fituar të tëra vendimet e gjyqësorit, ç’i dua këto vendime kur mua s’më jep njeri drejtësi, kam 10 vjet që paguaj qiranë, në vend të bënin pallat, bënë karburant, ka bërë edhe një lagje me pallate, edhe nuk më kanë trajtuar, ai ekziston me dokumente falso dhe mashtrim banorëve edhe si prishet qeseri fare se ka ku mbështetet”, tha e moshuara.

Por ndonëse gjykatat kanë folur dhe janë në anën e banorëve, ato janë të pa aplikueshme.

“Kjo është ajo e qirasë, të gjitha”, shprehet e moshuara.

Gjendem në dyert e Prokurorisë së Posaçme më të rëndësishme në Shqipëri, tek e cila pritshmërisë vijojnë të jenë shumë të larta. Nënë Ferideja vazhdon të numërojë vendimet që i kanë dhënë brenda një dekade. por për çfarë nevojitet drejtësia kur ajo është e pazbatueshme dhe askush nuk mund të të ndihmojë? Kush tjetër veç shtetit mund ta bëjë këtë gjë?

 

 

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Top Channel