Vendosni fjalën kyçe....

Braimllari akuza Bardhit: Bashkëpunove me Taulant Ballën kundër LSI-së, Basha e Rama presion LSI-së në terren


Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, i është përgjigjur homologut të tij në PD, Gazment Bardhi, pas deklaratave të tij lidhur me fushatën elektorale e zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se deklaratat e Bardhit kundër LSI-së janë mashtrime duke e akuzuar se ka bashkëpunuar me Taulant Ballën kundër LSI-së.

Braimllari tha se LSI ëshë provokuar nga PD-ja dhe se Rama e Basha kanë bashkëpunuar ne terren gjatë fushatës kundër partisë dhe se deklaratat e tyre për mandatet janë mashtrim.

“Deklaratat e Gazmend Bardhit se LSI donte lista më vete janë mashtrim. LSI ka qenë e provokuar nga PD. Kryemadhi i ka dhënë mundësi Bashës që të jetë kryetar i opozitës. LSI vazhdon që të qëndrojë korrekt në opozitë. LSI përherë ka qenë në mbështetje të fortë të opozitës, prandaj e mbështetëm Bashën. LSI ka mbështetur protestuesit në Kukës, ata në Unazë të Re, janë lënë demonstruesit nëpër burgje. Unë kam qenë i shoqëruar Teatrin. E gjitha është bërë për të ruajtur frymën e opozitës. Basha dhe Rama kanë bashkëpunuar në terren, gjatë fushatës. PD na është thënë se po bashkëpunonte me PS, në kurriz të LSI-së, ka qenë nën presion. Bardhi ka qenë me Taulant Ballën, për të fajësuar LSI-në. Basha mashtroi për mandatet. Këta zotërinj kanë interesa të tyret. Opozita e bashkuar u përdor për interesa personale të Bashës. Ne nuk kemi kritikuar më herët, sepse nuk kemi dashur që të thuhet se fajin e kemi prapë ne. Kryemadhi e ke ftuar Bashën në fushatë përmbyllëse dhe ai nuk ka pranuar. Opozita është përdorur nga Basha për të rritur pazarin me Ramën.” – tha Braimllari.