Vendosni fjalën kyçe....

E spiunojnë, kapet 22-vjeçari që lëvizte me pistoletë në makinë


Një 22-vjeçar në Laç është vënë në prangat e policisë, pasi i është zbuluar një armë në makinë.

Policia thotë se qytetarët e kanë informuar se i riu me inicialet L.T, qarkullonte me armëme vete.

Ndërsa lëvizte në aksin Laç-Mamurras, i riu u kontrollua nga policia ku iu gjet një pistoletë pa leje.

“Bashkëpunimi me komunitetin vë në pranga një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë

Specialistët për parandalimin dhe hetimeve e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, pas informacioneve të marrë nga qytetarët se një person po lëvizte me armë zjarri me vete, kanë organizuar menjëherë punën ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin L.T. 22 vjeç, banues në Fushë Gjormë – Kurbin.

Gjatë kontrollit të tij kur po lëvizte me një mjet në aksin rrugor Laç – Mamurras, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një armë zjarri pistoletë pa leje.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *