Vendosni fjalën kyçe....

Ftesa në emision i shpëton jetën politikanit


Nënkryetari i administratës ushtarako-civile të Kherson arriti të shmangë vdekjen pothuajse të sigurt në një sulm të dyshuar ukrainas në zyrën e tij të premten, teksa ishte nisur për një talk shoë televiziv.

“Sot mund të kisha vdekur, por Zoti më shpëtoi.” – shkroi Kirill Stremousov në kanalin e tij Telegram, duke shtuar se ai ishte gjallë ‘falë rastësisë dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për mua’. Zyrtari pretendon se një nga pesë raketat HIMARS të prodhuara nga SHBA, të lëshuara nga trupat ukrainase në qendër të qytetit Kherson, ura pikërisht në zyrën e tij.

Stremousov u ftua të merrte pjesë në emisionin ‘Thuaj të vërtetën’ në TV Crimea 24 nga Oleg Kryuchkov, një këshilltar i kreut të gadishullit.

“Kur u thashë redaktorëve të hënën se Kirill Stremousov duhet të ftohej në talk shoë, as që mund ta imagjinoja se kjo do t’i shpëtonte jetën.” – tha Kryuchkov në rrjetet sociale.

Stremousov pretendon se objektivi i forcave ukrainase ishte ushtruesi i detyrës së kreut të administratës ushtarako-civile në Kherson Sergej Eliseev si dhe një takim i autoriteteve komunale të rajonit. Asnjë nga zyrtarët e lartë nuk u lëndua në sulm, tha zyrtari, por disa persona të tjerë humbën jetën ose u plagosën.

Sipas autoritetit lokal shëndetësor, të paktën 13 persona kanë pësuar lëndime në sulmin në qendër të qytetit të premten, prej të cilëve tre janë në gjendje kritike. Ata gjithashtu raportuan se sulmet lanë të vdekur tre persona – dy kalimtarë dhe një shofer të një zyrtari rajonal.