Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-së po i humb durimi me Gjermaninë lidhur me ndihmën ndaj Ukrainës – Media


Berlini duket se është gjithnjë e më shumë jashtë hapit me aleatët e tij përtej oqeanit kur bëhet fjalë për armatosjen e Ukrainës, raportoi të enjten e përditshmja gjermane Die Welt, duke shtuar se çështja po ndikon në marrëdhëniet midis aleatëve të NATO-s. SHBA-ja dyshohet se dëshiron që Gjermania të marrë një qasje më të vendosur ndaj ndihmës ushtarake për Kievin.

Të dielën e kaluar, ambasadorja e SHBA-së në Berlin, Amy Gutmann, i tha transmetuesit gjerman ZDF se ajo pret që Gjermania ‘të marrë një rol më të madh udhëheqës’. Ajo pranoi ndihmën ushtarake të Berlinit për Kievin, por tha se pritshmëritë e saj janë ‘më të lart’.

“Deri tani, Gjermania ka bërë atë që kemi kërkuar.” – tha një zyrtar amerikan për Die Welt të enjten, duke shtuar se Berlini mund të lëvizë ‘më shpejt’. Gazeta raportoi se Uashingtoni ka dyshime për besnikërinë themelore të Gjermanisë ndaj Kievit, duke vënë në pikëpyetje nëse dëshiron që Ukraina të ‘fitojë’ apo thjesht ‘të mos humbasë’.

Të martën, tabloidi gjerman Bild pretendoi se zyrtarët amerikanë dyshohet se i dërguan një notë diplomatike Berlinit, në të cilën Sekretari i Shtetit Antony Blinken supozohet se tha se Uashingtoni do ‘mirëpres’ një vendim të Gjermanisë për të dërguar tanke luftarake në Ukrainë, duke mos kërkuar drejtpërdrejt një hap të tillë. Megjithatë, një zëdhënëse e ambasadës së SHBA-së në Berlin e mohoi këtë pretendim, duke thënë për Bild se nuk ishte bërë një kontakt i tillë.

“Nuk është e vërtetë që i thamë Gjermanisë se duhej të dërgonte tanke.” – tha një zyrtar amerikan për Die Welt të enjten, duke shtuar se SHBA do preferonte që Gjermania të merrte një rol më të madh udhëheqës.

Javën e kaluar, ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht u tha gazetarëve se Berlini nuk do të ishte i pari që do dërgonte tanke të prodhimit perëndimor në Ukrainë, kur asnjë komb tjetër nuk e kishte bërë këtë.

Raportet për pakënaqësinë e Uashingtonit me përgjigjen e Gjermanisë erdhën pasi Lambrecht njoftoi një paketë të re armësh për Kievin. Grupi i ri do përfshijë dy raketahedhës të shumëfishtë Mars II dhe 200 raketa për to, si dhe 50 transportues personeli të blinduar Dingo, u tha ajo gazetarëve të enjten.