Vendosni fjalën kyçe....

Mjeku Kalo: Mos përdorni antibiotikë nuk janë antiviralë, dëgjoni këshillat e mjekëve


Mjeku Tritan Kalo, në një shënim në profilin e tij në facebook këshillon edhe njëherë që të respektohet këshillat e mjekëve në rastin e COVID-19 si edhe ka bërë thirrje që të mos përdoren antibiotikë dhe antibakterialë pasi nuk janë antiviralë. 

Vetëm 1 në 6 persona të prekur nga Sars-Cov2, shkaktari i Covid-19 kanë shenja të evidentueshme klinike, çka e bën të nevojshme një konsultë mjekësore. Vetëizolimi, distancimi social, higjiena vetjake dhe kolektive, ajrimi i mjedisit ku jetojmë, ushqimi sa më i variueshëm dhe rehidrimi i mjaftë, janë treguar mëse të efektshme në raste të tilla, si në ndërprerjen e transmetimit po ashtu edhe në vetëshërimin e rasteve jo simptomatike ose me simtoma minimale.Vetëm një pjesë e tyre mundet të marrin mjekim ose të adresohen për asistencë spitalore.

Skema e këtij mjekimi nuk është standarte, në mungesë të një mjekimi specifik anti-Covid19.Në ndihmë ne na vinë eksperiencat praktike të mjekëve në Kinë, Kore, Iran, Itali, Spanjë, Gjermani, SHBA, Angli e gjetkë, por edhe ato të gjykuara e të modifikuara rast pas rasti. Antibiotikët/Antibakterialët nuk janë karamele që po përdoren në shumicë Ambulatorisht si dhe të kombinuara jo si duhet.

Janë antibakterialë dhe jo anti viralë. Të mos harrojmë se ANTI-BIOS = Kundër Jetës. Nga bisedat me kolegë e të sëmurë kam mbërritur këto ditë në përfundimin se, tashmë janë shpalosur plotësisht shumica e efekteve anësore të këtyre produkteve farmaceutike. Nëse nuk janë të domosdoshme përse po përshkruhen ato? Me durim dhe besim reciprok ne së bashku do t’ia dalim mbanë!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *