Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytet Italia pas shirave të rrëmbyeshëm, humbin jetën 11 persona, agoni për fatin e 4 të zhdukurve (PAMJET)


Moti i keq ka përfshirë Italinë qendrore, duke u marrë jetën 11 personave, ndërsa 4 të tjerë rezultojnë të humbur, mes të cilëve dy fëmijë. Mediet e shtetit fqinj shkruajnë se në zonën më të goditur, Mache, të paktën 50 të plagosur janë shtruar në spital, qindra njerëz janë zhvendosur.

Tgcom 24 shkruan se ra rreth 400 mm shi në dy ose tre orë, sa gjysma e shiut që bie në një vit në rajon.

Pas shirave, ka katër viktima në Ostra, një në Senigallia, një në Trecastelli dhe një në Barbara, ku janë ende tre të zhdukur (duke përfshirë dy fëmijë).

 

Bashkia e Cantiano-s, një qytet me pak më shumë se 2 mijë banorë në provincën e Pesaros dhe Urbinos, është ende e izoluar, ku reshjet e dendura të shiut kanë shndërruar rrugët në përrenj të vërtetë dhe kanë marrë përpara makinat. Në Senigallia, dhjetëra persona që u strehuan në çatitë e shtëpive dhe pemëve e u shpëtuan nga zjarrfikësit.

Në Barbara thuhet se mungon një djalë 8-vjeçar dhe një nënë me një vajzë. Djali i vogël ndodhej me nënën e tij në makinë e cila u bllokua nga uji. Sipas ekipeve të shpëtimit, gruaja mundi të linte makinën me fëmijën e saj në krahë, por më pas rrjedha ia mori fëmijën.

Zjarrfikësit kanë kërkuar gjatë natës por ende nuk ka asnjë gjurmë të fëmijës.

Shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike dhe pa linja telefonike në provincën e Ankonës, ndërsa shkollat do të mbeten të mbyllura sot në vendet më të prekura nga përmbytjete.