Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar për anëtaren e KPK-së, Etleda Çiftja


Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Etleda Çiftja është paraqitur këtë të hënë në GJKKO për të marrë pjesë në seancën paraprake.

GJKKO mësohet se ka pranuar gjykim të shkurtuar për Çiftjen, e cila akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie dhe falsifikim.

Vetë Çiftja përmes avokatit i kërkuan gjyqtarit gjykim të shkurtuar.

Çiftja dyshohet se ka kryer deklarim të rremë të pasurisë, e konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, të dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie.

Sipas SPAK-ut, nga hetimet e kryera deri më tani “ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Etleda Çiftja, në deklaratën me nr 14568 indeksi, datë dorëzimi 17.07.2017, ka kryer deklarim të rremë te pasurisë, e konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie pranë ish-Banka Emporiki – Shqipëri sh.a.”

Gjithashtu Çiftja, ka dorëzuar pranë ILDKPKI, një kontratë me përmbajtje të falsifikuar.