Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet nga detyra drejtori i AKU-së në Korçë


Shkarkohet drejtori i AKU-së në Korçë, Adham Papadhami. Sipas “News 24”, Papadhami është shkarkuar nga detyra si drejtor i degës së AKU-së në Korçë, të cilin e ka drejtuar prej 2 vitesh.

Arsyet e shkarkimit të tij mbeten ende të paraqarta përsa kohë nuk kemi ende të dhëna zyrtare.

Megjithatë në media thuhet se në këtë post është komanduar përkohësisht Kujtim Agolli.