Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Peleshi: Bisedova me ushtarakët e sulmuar, mirënjohje që mbrojtën objektin strategjik


Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me incidentin e rëndë të ndodhur sot në Uzinën Ushtarake të Gramshit ku dy ushtarakë u sulmuan me sprajt paralizues.

Peleshi ka publikuar një foto të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve Arben Kingji, i cili ka vizituar dy ushtarakët e lënduar në spital, Aldo Bicin dhe Ardian Cakën. Ai u uron atyre shërim të shpejtë.

“Mirënjohje dy ushtarakëve tanë që sakrifikuan për të ruajtur një objekt strategjik siç është uzina e Gramshit. Bisedova me ta dhe u garantova mbështetjen e pakursyer timen dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Pranë dy ushtarakëve shkoi edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji.

Shërim të shpejtë dy efektivëve tanë!“- shkruan Niko Peleshi.