
Gjykata ka vendosur zgjatjen për tre muaj të masës së sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtorin e KESH, Erald Elezi, dhe ish-kreun e ARRSH, Gentjan Gjyli.
Të dy ata janë nën hetim për procedurat e tenderit të tunelit të Llogarasë, në një dosje ku e pandehur është edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Sipas hetimeve të SPAK, nga këqyrja e telefonave të ish-kreut të ARRSH-së, Ervis Berberi, janë zbuluar komunikime që dyshohet se tregojnë ndërhyrje në procesin e përzgjedhjes së kompanive fituese për projektin e tunelit të Llogarasë dhe për disa segmente të Unazës së Madhe të Tiranës.
Çështja vijon të jetë në shqyrtim gjyqësor.