Vendosni fjalën kyçe....

Kapiteni i anijes bëhet “tapë”, autoritetet greke detyrohen të anulojnë tre itinerare udhëtimi


Tri itinerare udhëtimi me traget u anuluan të dielën e 11 shtatorit në Greqi, pasi kapiteni anijes ishte i dehur.

Gazeta Protothema shkruan sot se Autoriteti Portual në Kavala e ka kallëzuar kapitenin e alkoolizuar në prokurori dhe se udhëtimi nisi vetëm kur testi i alkoolit i kapitenit rezultoi negativ.

Itineraret që u anuluan ishin të tragetit të linjës Keramoti-Limenas-Keramoti në Kavallë.