
PSG siguroi një vend në finalen e UEFA Champions League pas barazimit 1-1 ndaj Bajern Munih, duke triumfuar falë rezultatit të përgjithshëm 6 me 5. Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique tregoi qetësi dhe cilësi në një përballje të nivelit të lartë, duke konfirmuar epërsinë e fituar në ndeshjen e parë.
PSG e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, me një gol të shpejtë të Ousmane Dembele që në minutën e tretë, pas asistit të shkëlqyer të Kvaratskhelia. A
Në minutën e 94-t, Harri Kane shënoi një gol spektakolar për bavarezët, por ishte vetëm një ngushëllim për vendasit që nuk arritën të përmbysin rezultatin.
Tashmë PSG do të përballet me Arsenal në finalen e madhe në Budapest, duke synuar një tjetër triumf europian. Ndërkohë, për Bajernin ky ishte një tjetër zhgënjim, pasi gjermanët vazhdojnë serinë negative në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni./PanoramaSport