Vendosni fjalën kyçe....

Kushi: Vendet që përballen me plakje të popullsisë kanë hapur dyert për të rinjtë tanë


Ministrja e Arsimit Kushi deklaroi sot se Shqipëria do marrë disa masa për të frenuar largimin e të rinjve shqiptarë për të studiuar në universitetet e vendeve të huaja.

Gjatë fjalës në kongresin për arsimin ajo pohoi se vendet që po përballen me plakjen e popullatës kanë hapur dyert për të rinjtë shqiptarë e ata të rajonit për të studiuar në universitetet e tyre.

Kushi theksoi se qeveria do ndërkombëtarizojë universitetet shqiptare për t’u dhënë vlerë diplomave të universiteteve shqiptare.

Po kështu Kushi tha se Shqipëria do bëhet shembull i thithjes së fondeve nga BE-ja për arsimin e kërkimin shkencor.

“Një pjesë e të rinjve largohen nga rajoni për studime ose punësim jashtë vendit, siç është Gjermania po jo vetëm. Vende që duke qenë drejt plakjes së popullsisë e duke patur nevoja në rritje në tregun e punës kanë hapur dyert për të rinjtë tanëm veçanërisht për mjekët, infermierët, po jo vetëm. Për këtë arsye ne kemi hartuar disa politika të reja siç është ndërkombëtarizimi i universiteteve për t’u dhënë vlerë diplomave të universiteteve të Shqipërisë. Ne duhet të bëhemi shembull si të thithim fonde nga BE-ja për arsimin  e kërkimin shkencor.” – tha Kushi.