Vendosni fjalën kyçe....

Portieri përshëndetet si hero pasi nxitoi të ndihmonte tifozin që pësoi arrest kardiak (Video)


Portieri i Cadiz-it, Jeremias Ledesma, është përshëndetur si ‘hero’ pas reagimit të tij të shpejtë gjatë ndeshjes me Barcelonën, reagim që pretendohet se mund t’i ketë shpëtuar jetën një tifozi që po pësonte një atak në zemër.

Portieri argjentinas vrapoi për të marrë një komplet mjekësor që përmbante një defibrilator kur u bë i vetëdijshëm se një tifoz po vuante nga një urgjencë mjekësore në tribunën prapa portës së tij në ndeshjen e së shtunës.

 

Loja u pezullua në minutën e 82-të në ‘Estadio Nuevo Mirandilla’ pasi u bë e qartë se kishte një situatë serioze në shkallët e stadiumit, por ndërsa disa lojtarë nga të dyja skuadrat shikonin të tronditur, Ledesma nuk humbi kohë në përpjekje për të ofruar ndihmë teksa vrapo tek ekipi i tij mjekësor dhe më pas u kthye në tribunë ku hodhi kompletin drejt një ekipi mjekësor që kishte shkuar në vendin e ngjarjes.

 

Ledesma e shikoi me shqetësim të gdhendur në fytyrën e tij, ndërsa mbrojtësi i Barcelonës Ronald Araujo u vu re duke u lutur për tifozin e sëmurë.

Çuditërisht, një tifozi tjetër gjithashtu i ra të fikët pak më vonë, por presidenti i Cadiz, Manuel Vizcaino më vonë pohoi se të dy tifozët morën kujdesin e duhur mjekësor dhe ishin në shërim e sipër.