Vendosni fjalën kyçe....

Bayern barazon për herë të tretë radhazi, Stuttgart e ndal në Bavari


Bayern Munchen ka bërë barazimin e tretë radhazi në Bundesligë. Këtë herë skuadra që ndaloi bavarezët ishte ajo e Stuttgartit.

Tel (36’) dhe Musiala (60’) shënuan për Bayernin kurse Fuhrich (57’) dhe Guirassy shënuan për mysafirët.

Bayern Munchen është në vendin e parë me 12 pikë, por ky është barazimi i tretë rresht i kampionit gjerman, të cilët në mesjavë mposhtën Interin në Ligën e Kampionëve. Stuttgard në anën tjetër nga 6 xhiro të Bundesligës ka mbledhur vetëm 5 pikë, ku ka 5 barazime dhe një humbje e asnjë fitore.

Javën e ardhshme Bayern Munchen luan në transfertë ndaj Augsburg kurse Stuttgart do ta kërkojë fitoren e parë në këtë edicion me një ndeshje kundër Eintracht Frankfurt.