Vendosni fjalën kyçe....

Trump zotohet të padisë Fox News


Donald Trump sugjeroi se do të padiste Fox News dhe Lincoln Project pasi rrjeti transmetoi një reklamë ku sulmonte ish-presidentin.

“Mashtruesit e Lincoln Project janë kthyer, ku tjetër veçse në Fox News.” – shkroi Trump në mediat sociale.

“Mendova se ata ikën në azil pas fushatës së tyre të fundit katastrofike, me akuza të ngritura kundër tyre që ishin një rrëmujë e madhe, dhe unë mora miliona vota më shumë në 2020-ën sesa mora në 2016.” – shtoi ish-presidenti.

Trump akuzoi Fox News dhe ekzekutivin më të lartë Paul Ryan, një ish-kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, se kishin ‘standarde të dyfishta.

Ai shtoi: “Perversët nuk duhet të lejohen të ‘reklamojnë fals’ dhe Fox News nuk duhet të lejojë që kjo të ndodhë. Shihemi të gjithë në gjyq.”

Rick Wilson, bashkëthemeluesi i diskutueshëm i projektit Anti-Trump Lincoln Project, hodhi poshtë komentet e Trump me një postim në Twitter. Në një video të mbushur me blasfemi, Wilson iu drejtua Trump-it duke i thënë: ‘eja drejt meje, mezi po të pres. Jemi të kënaqur nga mendimi që do përpiqeni të na padisni, Donald’.

Raportet e mediave

Lincoln Project tërhoqi kritika vitin e kaluar pasi disa ish-punonjës kërkuan të liroheshin nga një marrëveshje me organizatën, në mënyrë që të flisnin për ngacmime dhe sjellje të pahijshme seksuale. Kjo erdhi pasi New York Times publikoi një raport në të cilin 21 persona akuzuan punonjësin e Lincoln Project John Weaver, i cili më parë këshillonte senatorët John McCain dhe John Kasich për ngacmim seksual.

Individët anonimë në shkurt 2021 kërkuan që organizata t’i lërë ata të lirë që të flasin hapur për ‘ngacmimet e vazhdueshme seksuale’ të supozuara nga Ëeaver ‘që kishin përjetuar ose kishin qenë dëshmitarë’dhe pretendime të tjera.

Në një intervistë për Axios, ai pranoi disa nga mesazhet që dërgoi që çuan në polemika.

Ndërkohë, Trump ka qenë kritik ndaj Fox News për atë që ai thotë se është një zhvendosje drejt majtizmit. Ish-presidenti shpesh ka vënë në shënjestër personalitete në transmetim, përkatësisht ish-spikerin Chris Wallace, i cili u largua nga rrjeti për të shkuar te CNN.