Vendosni fjalën kyçe....

Aktori Alec Baldwin paditet për të shtënat fatale në xhirimet e filmit ‘Rust’


Shefi i filmit ‘Rust’, Serge Svetnoy, ka paditur aktorin Alec Baldwin dhe producentët e filmit për një të shtëna që la të vdekur kineasten Halyna Hutchins, duke i akuzuar ata për ‘pakujdesi të përgjithshme’.

Padia, e cila u ngrit të mërkurën në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, shënon të parën nga ato që mund të jenë shumë veprime ligjore lidhur me xhirimet e muajit të kaluar në setin e Nju Meksikos ku po filmohej filmi ‘Rust’.

Rasti përmend më shumë se 20 të pandehur, duke përfshirë David Halls, ndihmësregjisorin që i dha Baldwin armën si dhe Hannah Gutierrez-Reed, e cila mbikëqyrte armët në vendin e xhirimit.

Baldëin gjuajti armën pasi dyshohet se iu tha nga Halls se ishte e mbushur me fishekë manovre, duke vrarë Hutchins dhe duke plagosur regjisorin Joel Souza.

Neglizhenca e Baldwin dhe të pandehurve të tjerë i ka shkaktuar paditësit ‘shqetësim të rëndë emocional’ dhe do ta ndjekë atë përgjithmonë, thuhet në padi.

Svetnoy ka akuzuar producentët e filmit se po përpiqen të kursejnë para duke dështuar të punësojnë personat e duhur për çështjet e armëve.

Por një avokat i 24-vjeçarit Gutierrez-Reed, ka pohuar se dikush vendosi një fishek të vërtetë në një kuti plumbash në setin e filmit duke dyshuar për një akt ‘sabotimi’.