Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për ambasadoren Yuri Kim: E dhimbshme, sillet sikur të ishte Guvernatore, si dikur ambasadori i Bashkimit Sovjetik


Ish-kryeministri Sali Berisha, në Kuvendin e thirrur sot nga ai, ka komentuar qëndrimet e ambasadores së SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ndaj tij, duke e quajtur buroktare dhe duke thënë se sillet sikur të ishte guvernatore.

“Për ne BE mbetet objektivi madhor. Ne nisëm këtë rrugë në kushte të vështira. Kundër nesh narko shtetit me milionat dhe falangat e tij. Kundër nesh pengkryetari me të gjithë mbështetjen e qeverisë, por mjerisht ne u përballëm me një ndërhyrje të pashembullt, brutale, të diplomatëve dhe zyrtarëve nga një vend mik, SHBA-të.

Me këtë rast unë dua të theksoj dhe t’i them këtyre zyrtarëve, se ne jemi një komb i vjetër në historinë tonë pak kush më shumë se ne ka pasur të bëjë me superfuqitë e kohërave, nga lashtësia deri sot. Bashkimi Sovjetik ashtu siç e cilësoi në mënyrë gjeniale presidenti Regan ishte perandori e së keqes, ishte superfuqia e totalitarizmit, e degradimit të njeriut, e mjerimit dhe e dhunës e terrorit. E kundërta e tij janë SHBA-të, perandoria e lirisë, e vlerave, vendi i madh i lirisë. SHBA ka bërë për lirinë e shqiptareve më shumë se çdo vend tjetër në bosh, por për lirinë e botës ka bërë më shumë se kushdo tjetër. Eshtë e trishtuar, e dhimbshme të shohësh ambasadorë të SHBA-ve të sillet si guvernatorë, njëlloj si dikur ambasadori subjektiv në Tiranë.

Miqtë e mi, perandoritë ndryshojnë si nata me ditën, por burokratët dhe njerëzit ndonjëherë e harrojnë këtë. Në kulmin e korrupsionit dhe shndërrimit të Shqipërisë në protektorat të krimit të organizuar, përfaqësuesi ligjërata në mbështetje të narkoqeverisë, e sulmon opozitën me qëndrimet e saj.”– tha Berisha.