Vendosni fjalën kyçe....

“S’është nga ky planet” – Adoleshenti spanjoll i habit të gjithë në US Open (Video)


Carlos Alcaraz rezervoi një vend në gjysmëfinalen e US Open me një fitore epike në pesë sete ndaj rivalit italian Jannik Sinner – duke prodhuar një goditje fantastike gjatë ndeshjes gjë që çoi në komente të pazakonta ndaj adoleshentit spanjoll që u përshkrua si ‘jashtëtokësor’.

Alcaraz, 19 vjeç, fitoi ndaj 21-vjeçarit Sinner, duke përparuar në gjysmëfinale të një Grand Slam-i për herë të parë në karrierën e tij.

Një pjesë e lojës në setin e dytë në veçanti tërhoqi imagjinatën e adhuruesve të tenisit dhe u quajt menjëherë goditja e turneut.

Alcaraz bëri një goditje të rrallë të topit duke çuar në duatrokitje të shumta nga të pranishmit.

Talenti spanjoll do përballet me Frances Tiafoe në gjysmëfinalen në Nju Jork, pasi heroi vendas amerikan mposhti të mërkurën rusin Andrey Rublev.