Vendosni fjalën kyçe....

Meta zbulon spotin e protestës te inceneratori i Tiranës: Qeveria s’ndalet së vjedhuri në kulmin e krizës


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka zbuluar spotin e protestës së thirrur te inceneratori i Tiranës të martën më 13 shtator në orën 18:00.

Në një shënim në Facebook Meta e quan atë të inceneratorëve aferën ‘kryevepër’ të korrupsionit.

Ai thekson se kjo është vjedhja më e madhe që u bëhet shqiptarëve, të cilëve u kërkohet nga qeveria të kursejnë, ndërkohë që qeveria nuk ndalet së vjedhuri në kulmin e krizës, shton Meta.

“NDIHESH I VJEDHUR? EJA EDHE TI!

Afera e inceneratorëve është “kryevepra” e korrupsionit. Është vjedhja më e madhe që u është bërë qytetarëve shqiptarë. Popullit i kërkojnë të kursejë ndërsa Qeveria nuk ndalet së vjedhuri në kulmin e krizës. Të gjithë në protestë më 13 shtator, ora 18:00, tek inceneratori i Tiranës!.” – shkruan Meta.