Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet trupi i pajetë brenda një valixheje në mes të Romës, gruaja: Doja vetëm ta hiqja qafe


Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të shtunë në Itali, ku trupi i pajetë i një burri u gjet brenda një valixheje të braktisur në një rrugë në Romë.

Sikurse shkruajnë mediet e shtetit fqinj, alarmi u ngrit në zonën e Santa Maria del Pinskorso, kur një kalimtar telefonoi policinë se kishte parë një valizhe të braktisur nga ku po rridhnin njolla gjaku.

Kur agjentët mbërritën në vendngjarje, panë kokën e një burri brenda dhe duke ndjekur gjurmët e gjakut, mbërritën në një apartament ku gjetën partnerin e të ndjerit.

Viktima është një italian 37-vjeçar, i njohur për autoritetet italiane pasi rezultonte me precedent penal. Karabinierët bëjnë me dije se pozicioni i partneres 39-vjeçare është duke u shqyrtuar pas deklaratave të saj të çuditshme, se burri kishte vdekur në shtëpi prej disa ditësh dhe se ajo kishte dashur vetëm të hiqte qafe trupin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *