Vendosni fjalën kyçe....

Blinken pas sanksioneve ndaj Ministrisë e ministrit të Iranit: S’do tolerojmë asnjë sulm kibernetik ndaj SHBA-së e aleatëve


Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka theksuar se SHBA-ja po sanksionon Ministrinë e Inteligjencës së Iranit si dhe ministrin përkatës lidhur me sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

Në një postim në Twitter, shefi i DASH-it shkruan se sulmet kibernetike që synojnë SHBA-në, interesat, infrastrukturën dhe shërbimet e saj dhe të aleatëve nuk do tolerohen.

“Ne po sanksionojmë Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit dhe ministrin e tij për përfshirje në aktivitete aktive kibernetike kundër SHBA-së dhe aleatëve tanë. Ne nuk do të tolerojmë sulme kibernetike që synojnë SHBA-në, interesat, infrastrukturën ose shërbimet e saj dhe aleatëve tanë.” – shkruan Blinken.

Qëndrime të ashpra ndaj sulmit kibernetik të 15 korrikut ndaj Shqipërisë kanë mbajtur më herët edhe Shtëpia e Bardhë e NATO. Ato kanë thënë se mbështesin Shqipërinë dhe se Irani do duhet të mbajë përgjegjësi për sulmin kibernetik.