Vendosni fjalën kyçe....

Kurti pas takimit me Vuçiç: Propozova marrëveshje për paqe, po u refuzua pa u lexuar


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas takimit me presidentin e Serbisë, Vuçiç, se në takimin e sotëm në Bruksel ka propozuar një marrëveshje me 6 pika, por që ajo është refuzuar ende pa u lexuar.

Kurti tha se marrëveshja, që ai tha se ishte deklaratë e paqes, ishte e përgatitur nga ai dhe e balancuar. “Ajo u refuzua ende pa u lexuar, kjo dëshmon për mosgatishmërinë e tyre për marrëveshje”, tha Kurti.

Ky ishte takimi i dytë Kurti – Vuçiq në kuadër të dialogut në Bruksel, shkruan Koha.

Ai shtoi se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi lexoi gjatë takimit 11 pikat që Serbia ia vendos Kosovës si barrikada, por përfaqësuesit serbë nuk deshën të dëgjonin për to.

“Ishim dakord që në fund të gushtit të takohen përfaqësuesit e delegacioneve tona dhe në shtator, të ketë takim mes krerëve tanë. Nuk e kuptoj pse duhet t’i frikësohemi ballafaqimit të së kaluarës, kur e dimë që problemet i kemi nga e kaluara. Është për të ardhur keq që nuk arritëm një marrëveshje të përbashkët. Pala serbe e kundërshtoi shumë ashpër atë”, shtoi Kurti.