Vendosni fjalën kyçe....

Meta akuza Ramës nga Shijaku: I vjedh banorët dhe i helmon, djegia e plehrave si sulm kimik


Kreu i Partisë së Lirisë, Meta ka nxjerrë një video të mbeturinave që digjeshin në zonën e Shijakut e më pas shkoi edhe vetë në zonë.

Ai u tha banorëve se kryeministri Rama jo vetëm po i vjedh banorët po edhe po i helmon.

Sipas kreut të PL-së koha e të pabesëve po mbaron.

“Edi Rama edhe të vjedh edhe të helmon! Sot në Gjepalaj të Shijakut, atje ku Edi Rama helmon njerëzit duke djegur tonelata me plehra për tërë natën, në pabesi ndaj komunitetit. Shijaku, Romanati dhe Ndroqi, sikur ka ndodhur një sulm kimik. Solidaritet me të gjithë komunitetin! Koha e të pabesëve po mbaron!” – shkruan Meta