Vendosni fjalën kyçe....

PD dorëzon në Kuvend projektligjin që ndalon kompanitë në parajsat fiskale të marrin kontrata publike


PD-ja ka dorëzuar në Kuvend projektligjin që ndalon automatikisht kompanitë në parajsat fiskale me pronarë anonimë të marrin kontrata publike në Shqipëri.

Projektligji është dorëzuar nga deputeti Agron Shehaj, sipas të cilit, miratimi i ligjit në fjalë i jep fund njëherë e mirë gropës më të madhe të korrupsionit në Shqipëri.

Deputeti demokrat tha se ndalimi me ligj i kompanive në parajsat fiskale për të përfituar fonde publike është një model që së fundmi ka nisur të zbatohet nga vendet që janë përpara në luftën ndaj korrupsionit.

Ai u bëri thirrje deputetëve të shumicës që të miratojnë ligjin për t’u dhënë fund aferave korruptive përmes kompanive në parajsat fiskale.