Vendosni fjalën kyçe....

U largua pas 15 vitesh nga Reali i Madridit, Marcelo firmos për Olimpiacosin në Greqi


Olympiacosi ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me Marcelon.

Mbrojtësi brazilian është zyrtarizuar këtë të premte te gjiganti grek, pasi u largua pas 15 vjetësh nga Real Madridi.

“Një legjendë e vërtetë e futbollit i bashkohet OLYMPIACOSIT. Mirësevini në Piraeus Marcelo”, thuhet në njoftimin e klubit në “Twitter”.

34-vjeçari është pajtuar për një kontratë 1-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të dytë.

Përveç te Real Madridi, aty ku fitoi trofe të shumtë, Marcelo në të kaluarën ka luajtur edhe te Fluminese në Brazil, aty ku edhe e ka nisur karrierën e tij si futbollist profesionist.

Marcelo te Olympiacosi ka kaluar si lojtar i lirë.