Vendosni fjalën kyçe....

Pula të ngordhura pikasen te Rana e Hedhun në Lezhë (Video)


Pula të ngordhura janë shfaqur në bregdetin e Ranës së Hedhun në Lezhë.

Shpendët e ngordhur janë pikasur në bregun e detit ndërsa nuk dihet se kush i ka hedhur dhe nëse kanë të bëjnë me gripin e shpendëve që ka prekur vendin javët e fundit.

Javët e fundit qindra mijëra shpendë në vend kanë ngordhur për shkak të gripit të shpendëve.

Një pjesë e tyre janë groposur ndërsa ka pasur mosmarrëveshje mes institucioneve për administrimin e situatës.

*Video marrë nga Syri