Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Nikaraguas u përvishet OJQ-të të ‘të drejtave të njeriut’ pas vrasjes së policit: Do i zhdukim kriminelët


Presidenti Nayib Bukele i El Salvadorit dënoi të mërkurën organizatat jofitimprurëse perëndimore që shprehnin shqetësime për goditjen e qeverisë së tij ndaj bandave kriminale, pasi një oficer policie u vra në një pritë.

“Le ta dinë të gjitha OJQ-të e ‘të drejtave të njeriut’ se ne do i zhdukim këta vrasës gjakatarë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Ne do i fusim në burg dhe ata nuk do dalin kurrë që aty,” shkroi Bukele në Twitter.

“Ne nuk na interesojnë raportet tuaja të mbushura me pikëllim, gazetarët tuaj me pagesë, politikanët tuaj kukulla, apo ‘komuniteti juaj ndërkombëtar’ i famshëm që nuk u interesua kurrë për njerëzit tanë,” shtoi presidenti.

“Ne do e shërojmë vendin tonë dhe do e eliminojmë plotësisht këtë murtajë. Çojini recetat tuaja të dështuara diku tjetër.”

Komentet e tij erdhën pas një prite të martën në të cilën një efektiv i Policisë Kombëtare u vra nga anëtarët e një bande kriminale në Nueva Concepcion, një qytet në provincën veriore të Chalatenango.

“Kjo vrasje burracake nuk do mbetet pa u ndëshkuar. Ne do i bëjmë ata të paguajnë shtrenjtë për atë që kanë bërë”, shkroi ai në Tëitter, duke u zotuar se do vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme derisa murtaja e bandave ‘të eliminohet plotësisht’.

Vetëm javën e kaluar, Bukele kishte festuar plot 365 ditë me zero vrasje në El Salvador, një komb prej 6.5 milionë banorësh në brigjet e Oqeanit Paqësor.

Seria nuk ishte e vazhdueshme, por e grumbulluar gjatë katër viteve të presidencës së tij – por megjithatë u konsiderua një arritje masive, duke pasur parasysh se në 15 vitet para se të merrte detyrën në 2019, kishte pasur vetëm dy ditë pa vrasje në Amerikën Qendrore.

Për shkak të dhunës së bandave, deri në vitin 2016 El Salvadori u konsiderua si vendi më i dhunshëm në botë që nuk ishte në luftë. Bukele shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në mars 2022, duke nisur një luftë kundër bandave kriminale ‘terroriste’ si Mara Salvatrucha (MS-13) dhe Barrio 18.

Qeveria e tij ka burgosur mbi 65,000 anëtarë të dyshuar të bandave, shumica e të cilëve janë në pritje të gjykimit. Qeveritë perëndimore dhe OJQ-të e kanë kritikuar goditjen si shkelje të të drejtave të njeriut të kriminelëve të dyshuar dhe kthimin e El Salvadorit në një ‘shtet policor’.