Vendosni fjalën kyçe....

FSHF publikon çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri-Islandë


Federata Shqiptare e Futbolllit ka publikuar këtë të martë çmimet e biletave për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Islandës, që luhet më 27 shtator në orën 20:45, në stadiumin “AIR Albania”.

Kjo është një ndeshje me rëndësi, pasi është e fundit e fushatës së Ligës së Kombeve.

Sikurse vihet re në postimin e FSHF-së, biletat variojnë nga 750 lekë të reja në 15.000 lekë të reja.

Në tribunat pas porte bileta kushton 750 lekë të reja, në tribunat këndore 1200 lekë të reja, ndërsa në tribunat përballë 2000 dhe 3000 lekë të reja.

Çimet e biletave në tribunën kryesore do të jenë 8000, 10000 lekë dhe në tribunën VIP 15.000 lekë të reja.