Vendosni fjalën kyçe....

Kontakt me një person pozitiv me Covid-19, Johnson izolohet sërish


Kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson i është kërkuar të vetizolohet pasi kishte kontakt me një person i cili rezultoi pozitiv për Covid-19.

“Ai do të vazhdojë punën në krye të qeverisë”, thuhet në njoftimin e zyrës së tij.

Johnson i cili e ka mposhtur një herë virusin në muajin prill, është mirë dhe nuk ka simptome të koronavirusit, u tha në njoftim.

Në fund të marsit Johnson ishte diagnostikuar me Covid-19, dhe për një javë ishte shtrirë në spital në terapi intensive.