Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në aksin Elbasan-Tiranë, tre të plagosur


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Tiranë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur njëri shofer dhe dy pasagjerë, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

“Rreth orë 08:30, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Mamël, mjeti tip “Volkswagen “, me drejtues shtetasin Xh.B., 56 vjeç, banues në fshatin Mamël, Elbasan,  është përplasur me mjetin tip ” Ford”, me drejtues shtetasin A.B., 33 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasit S.B., dhe O.B., të cilët ishin pasagjerët në mjetin tip “Volkswagen ” gjithashtu është plagosur edhe drejtuesi i mjetit “Ford”, të cilët  janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.”- thotë policia.