Vendosni fjalën kyçe....

Stoltenberg: Mirëpres marrëveshjen Kosovë-Serbi, Kurti e Vuçiç t’i zgjidhin çështjet përmes dialogut politik


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes mes dy vendeve.

Në një postim në “Twitter”, Stoltenberg thotë se i inkurajon kryeministrat e dy vendeve, Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiçin që t’i zgjidhin çështjet e pazgjidhura përmes dialogut. Ai thekson se KFOR do të mbetet vigjilent.

”E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë i inkurajoj të dy (presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti) për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik. @NATO_KFOR mbesin vigjilentë.”- shkruan Stoltenberg.

Ky koment i tij vjen pasi ditën e sotme, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për qarkullim me letërnjoftime në të dyja vendet.