Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni ‘Mjegulla’/ Arrestohet për shpërdorim detyre kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Sarandë


Ka përfunduar në prangat e policisë drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Sarandës, Nasip Hoxha, 57 vjeç. Hoxha është ndaluar me urdhër të Prokurores Besjana Sadikaj, ndërsa dyshohet për “shpërdorim detyre”.

Hoxha ishte në detyrë prej rreth 5 muajsh. Ai është drejtori i tretë radhazi në Bashkinë Sarande që ndalohet me urdhër të Prokurorisë së Sarandës në harkun kohor të 19 muajve.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacionit policor të koduar “Mjegulla”, në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Sarandës për shtetasin:

  1. H., 57 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Sarandë.

Ky shtetas akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.