Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në garazhin e një banese në Shkodër


Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në garazhin e një banese në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’10 Korriku’.

Sipas policisë, shpërthimi në garazhin në pronësi të 52-vjeçarit A.U. ka shkaktuar dëme materiale

“Në pjesën e jashtme të  garazhit(te dera), në pronësi  të shtetasit A. U., 52 vjeç,  dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla material. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.” – thuhet në njoftimin e policië.