Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë trageti në Filipine, shpëtohen 82 udhëtarët (Video)


82 udhëtarë u shpëtuan pas zjarrit të rënë në një traget në Filipine.

Anija ndërishullore MV Asia Philippines u përfshi nga flakët pranë portit të Batangas.

Fillimisht një numër udhëtarësh u rapportuan të zhdukur por më pas janë gjetur sërish.

Fatmirësisht anija ishtë shumë pranë bregut dhe kjo  e bëri ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit më të lehtë dhe më të suksesshme.

Shkaqet e  zjarrit nuk dihen ende dhe po hetohen.