Vendosni fjalën kyçe....

David dhe Victoria Beckham po ndërtojnë një tunel nëntokësor për arsye sigurie


David dhe Victoria Beckham po planifikojnë të ndërtojnë një tunel nëntokësor për të shtuar sigurinë në banesën e tyre.

Vetëm kohët e fundit, çifti mori lejen e planifikimit për të ndërtuar një tunel në shtëpinë e tyre i cili do të çojë në një qilar vere poshtë një garazhi që ka hapësirë ​​për shtatë automjete, shkruan Independent.

Dyshja jeton në vilën me vlerë gjashtë milionë euro, së bashku me tre fëmijët e tyre, Romeo 17 vjeç, Cruz 15 vjeç dhe Harper tetë vjeç. Djali i tyre i madh, Brooklyn, jeton në New York.

Planet për ndërtimin e tunelit, vijnë pas një serie vjedhjesh që kanë ndodhur në shtëpitë e futbollistëve gjatë karantinës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *