Vendosni fjalën kyçe....

Der Spiegel: Si agjentët e Putinit po depërtojnë në Gjermani, spiunuan ushtarët ukrainas


Revista gjermane Der Spiegel raporton se forcat gjermane të sigurisë kanë “indikacione” se shërbimet sekrete të Rusisë kanë spiunuar ushtarët ukrainas që po qëndrojnë në Gjermani për t’u trajnuar si të përdorin armët e Perëndimit.

Sipas revistës e cila nuk i citon burimet e veta, forcat ushtarake gjermane kanë identifikuar disa pajisje të dyshimta jashtë dy qendrave të trajnimit.

Dronë të vegjël janë përdorur po ashtu për të fluturuar jashtë qendrave të trajnimit dhe më pas janë larguar.

Ushtarët ukrainas janë duke u trajnuar në landin perëndimor, Rajnland Patatinate si dhe në Bavari, ku ushtria amerikane është duke mësuar ukrainasit si të përdorin sisteme të artilerisë.

Shërbimet ruse thuhet se kanë përdorur skanerë teksa kanë tentuar të fitojnë qasje në telefonat mobilë të ushtarëve ukrainas, është thënë në artikullin e revistës.

Gjermania ka nxjerrë në gjyq disa të dyshuar për spiunazh për Rusinë. Vitin e kaluar, një gjykatë në Gjermani ka dënuar një burrë rus me burgim të përjetshëm, pasi ka qëlluar për vdekje një komandant çeçen në një park në Berlin. Një ekzekutim që thuhet se është bërë me urdhër nga Moska.

Një gjerman është aktualisht në gjyq për gjoja se ka kaluar informacion tek shërbimet e inteligjencës ruse, ndërsa punonte si oficer rezervë për ushtrinë gjermane.