Vendosni fjalën kyçe....

Meta tregon pse hoqi dorë nga padia për gazetën austriake: Shpenzimet ishin kolosale, 300 euro ora për studion ligjore


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për deklaratën e tij për të paditur revistën austriake ‘Kronen Zeitung’ që e kishte akuzuar për lobim dhe korrupsion.

Në një intervistë për “Euronews.al”, Meta tha se kishte hequr dorë nga kjo padi për arsye ekonomike, edhe pse atë e kishte të fituar.

“Kjo gjë m’u vlerësua e panevojshme nga kompanitë që merren me çështjet e shpifjeve të mediave në Austri. Gjyqi ishte i fituar, por sipas ligjeve austriake dëmshpërblimi do ishte modest, ndërkohë shpenzimet e gjyqit që mund të zgjaste pa fund, ishin shumë të mëdha. 300 euro ora për një studio ligjore. Ato që ka shkruar gazeta janë shpifje, nuk kemi ndërmend të harxhojmë energji të kota. S’ka nevojë t’i kthej përgjigje, njihet si një gazetë që prodhon skandale. Heqja dorë nga padia ishte rekomandim i miqve të mi politikanë në Austri.”- tha Meta.

Akuza që media austriake kishte ngritur ndaj Metës, ishte se ai kishte paguar 700 mijë dollarë për lobime në SHBA.