Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë zjarri në Tiranë


Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Tranë mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën ‘Tasim Shehu’.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje të çastit mes fqinjësh ku 49-vjeçari me iniciale A.O. ka qëlluar me armë zjarri 23-vjeçarin me iniciale R.M.

Njoftimi

“Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç. Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.”