Vendosni fjalën kyçe....

Rama pas kritikave për shfaqjen me Luiza Gegën: Kemi bërë shumë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian


Kryeministri Rama u është përgjigjur kritikave të shumta pas shfaqjes së organizuar me atleten Luiza Gega pas shpalljes së saj kampione Europe në garën 3 mijë metra me pengesa.

Ai shkruan në Twitter se qeveria e tij ka bërë shumë për të mbështetur sportistëte kalibrit europian në vend, jo sot po prej shumë kohësh.

Po kështu Rama citon atleten të ketë thënë se gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj.

“Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë për faktet mbi çka është bërë, jo sot po prej kohësh tanimë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian?Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë as kur kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj? I bëhet si Luiza:Vrapo më shpejt!” – shkruan Rama në Twitter.

Shfaqja në nder të Luiza Gegës pas shpalljes kampione Europe u zhvillua në Bulevardin Dëshmorë e Kombit.

Rama u pa duke i puthur duart atletes ndërsa më herët ajo u shoqërua përmes bulevardit me një mjet luksoz. Kohë më parë, atletja ka denoncuar kushtet tejet të vështira në të cilat stërvitej duke bërë thirrje për për përmirësimin e tyre.