Vendosni fjalën kyçe....

Luiza Gega mbërrin në atdhe pas fitores historike: I tregova Evropës se edhe ne mund t’ja dalim


 

Kampionia jo vetëm e Shqipërisë por tashmë edhe e Evropës në atletikë, Luiza Gega, është rikthyer këtë të hënë në atdhe.

Ajo u prit në aeroportin e Rinasit nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe nga presidenti i KOKSH, Fidel Ylli.

Në fjalën e saj, Gega tha se ka bërë shumë sakrificë dhe ka punura fort për të arritur këtu sot, por shtoi se ndihet akoma më krenare që i tregoi Evropës se edhe një vend i vogël si Shqipëria mund t’ja dalë.

“Faleminderit për këtë pritje të ngrohtë. Ndoshta jam lodhur shumë për të qenë këtu ku jam sot. Zgjodha të përfaqësoj ngjyrat e flamurit tim sa më shumë denjësisht dhe jam shumë më krenare. Më në fund i tregova edhe Europës që edhe pse jemi një vend i vogël, me shumë gjëra për të përmirësuar, edhe ne mund t’ja dalim.

Nëse punon fort dhe nëse e do këtë vend mund t’ja dalësh. Gjërat kanë ndryshuar vitet e fundit për sportit. Më kanë dhënë një shtysë më të madhe për të gjithë mbështetjen. Kam bërë të gjitha këto që të vijë kjo medalje. Jam shumë e lumtur që ja dola. Dhe të rinjtë shqiptar mund t’ja dalin dhe kushdo që e do të këtë vend. Edhe diçka të vogël. Vetëm nuk do t’ja kisha dalë nëse nuk do të kisha edhe mbështetjen e trajnerit.”- u shpreh Luiza Gega.

Gjatë fjalës së saj Ministrja Kushi tha se Luiza përfaqëson shumë më tepër sesa një kampione Evrope në atletikë, duke kujtuar se nuk mjafton vetëm talenti por edhe shumë mund.

“Unë që kam patur fatin ta njoh nga afër e di shumë mirë se ke trup i vogël ka një vajzë dinjitozë, e nuk mund të ishte ndryshe. Të jesh kampione e Europës nuk mjafton vetëm talenti por duhet shumë punë dhe mund. Luiza me shumë sakrifica ja ka dalë. Prandaj sot jemi këtu, për modelin që ajo përfaqëson”- u shpreh ministrja Kushi.

Ajo kujtoi dy momentet kur Luiza e ka emocionuar atë: “E dashur Luiza, Ndër emocionet më të veçanta që kam përjetuar gjate punës sime si Ministre Sportesh ka qenë momenti kur ti dhe Brikeni valëvitët flamurin tonë kuqezi në Stadiumin Olimpik të Tokios 1 vit më parë. E momenti i dytë më emocionues ka qene këtë të shtunë teksa ti, me lot në sy, valëvite përsëri flamurin shqiptar, duke e sjellë për herë të parë në Shqipëri medaljen e artë në atletike. Nuk ka emocion më të bukur sesa lotët e gëzimit.”