Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Tirana qytet binjak me Kharkivin, do rindërtojmë një shkollë


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për News 24 foli për vizitën e tij në Ukrainë dhe ndihmën e parashikuar që do japë institucioni që drejton për rindërtimin nga lufta.

Veliaj tha se Tirana është qytet binjak me Kharkivin dhe për këtë si Këshill Bashkiak është vendosur që të rindërtohet një shkollë atje.

Tirana është qytet binjak me Kharkivin ku kishim edhe konsulatën. Kryetari i bashkisë së Kharkivit nuk mund të vinte pasi ka bombardime intensive në këtë qytet. Është një zonë kufitare me Rusinë dhe bombardimet janë të përditshme. Bie një shi me bomba çdo ditë. Si Këshill Bashkiak kemi vendosur të rindërtojmë një shkollë. 5 mijë shqiptarë kanë jetuar aty që nga koha e Skënderbeut. Sikur të 200 bashkitë e rrjetit të marrin përsipër diçka, rindërtimi do të jetë më i lehtë”-deklaroi Veliaj.

Lidhur me kohën kur do rindërtohet shkolla, Veliaj tha se fillohet sapo situata të qetësohet nga lufta.

Ka nisur në nivel qeveria, janë dhënë të ardhura krahas ndihmave ushtarake. Kemi marrë angazhim për shkollën, momentalisht qyteti është nën sulm të pandërprerë dhe agresioni është duke vijuar. Kur të na thonë që gjendja është qetësuar do të vijohet. Mund të jetë një mundësi e mirë që shumë kompani nga Shqipëria të mund të përfshihen. Është e trishtë që kemi mbërritur në një situatë të tillë në Europë”-tha Veliaj.