Vendosni fjalën kyçe....

81 vjeçarja Pelosi kërkon rizgjedhjen në Kongres (Video)


Politikania veterane demokrate, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka njoftuar se do të kërkojë rizgjedhjen në Kongres këtë vit.

“Unë po kandidoj për t’u rizgjedhur në Kongres dhe me respekt kërkoj mbështetjen tuaj.” – tha Pelosi në një video të martën, duke shtuar se ajo do të ishte ‘shumë e nderuar’ dhe ‘mirënjohëse’ nëse do e merrte atë.

Pelosi do të jetë 82 vjeç kur zgjedhjet e ardhshme të mbahen në nëntor dhe ende mbetet për t’u parë nëse ajo do të kandidojë sërish për Kryetaren e Dhomës.

Në vitin 2018, politikania premtoi se mandati i saj i tanishëm do ishte i fundit, megjithatë, është e paqartë nëse ajo ka ndryshuar mendje që atëherë.

Edhe pse Pelosi nuk është personi më i vjetër që ka shërbyer në Kongres, ajo ka mbajtur vazhdimisht pozicionin e saj si kongresmene në Kaliforni që nga viti 1987.

Si kongresmene, Pelosi ka shërbyer nën shtatë presidentë të SHBA-së, Ronald Reagan, George HW Bush, Bill Clinton, George W. Bush, Barack Obama, Donald Trump dhe Joe Biden.