Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas të moshuarin me biçikletë në Berat, përfundon poshtë rrotave


Një aksident është regjistruar në Berat, ku një makinë ka përplasur një të moshuar me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit, në lagjen “Çelepis”, ku i moshuari ka përfunduar poshtë makinës.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për nxjerrjen e Agron Toskës, 71-vjeç dhe transportimin me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie, që po kryejnë veprimet hetimore, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit Arlind Muçogllava është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen.